ITALI-Gianna Nannini ka pësuar një aksident gjatë koncertit të saj mbrëmjen e së martës në Genova.
Artistja po performonte në skenën e Rds Stadium kur pas rreth një ore show u rrëzua. Koncerti u ndërpre dhe fansat e saj duartrokitën gjatë në mbështetje të saj.
Këngëtarja u dërguar në Villa Scassi të Sampierdarena.

Më vonë vetë Nanini postoi një video në rrjetet sociale nga ambulanca, shoqëruar me mbishkrimin: ’Më vjen keq që mu desh të ndërpres këtë koncert të bukur, shumë pranë nga fundi. Publiku gjenovez ishte vërtetë shumë i nxehtë. Për fat të keq humba ekuilibrin dhe rashë poshtë.

Falë mjekëve dhe infermierëve të Villa Scassi jam më mirë. Kam dëmtuar gjurin, por do të shihemi nesër ne Montichiari… dhe të gjithë do të jemi ulur!
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb