TIRANË

Sociologu Edmond Dragoti është shprehur pro Operacionit Forca e Ligjit, që sipas tij jep siguri dhe shpreson të vazhdojë deri në fund.

Dragoti rrëfeu në “Real Story” në News24 eksperiencën e tij, kur një ditë më parë u ndalua nga policia. Ai tha se momentin e parë u shqetësua sepse mendoi se po i kufizohej liria e të udhëtuarit por më pas kuptoi qëllimin. Ai tha se nuk ka shoqëri që zhvillohet pa rregulla dhe se zbatimi i ligjit duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

“Sondazhi duhet lexuar si duhet. Dje udhëtoja nga Vlora në Tiranë, grupe kontrolli të policisë të ndalonin. Momentin e parë shqetësoheshe për faktin se po këta të kufizojnë lirinë për të lëvizur por më pas kur mendon në fund të fundit kjo vendos rregull. Nuk ka shoqëri që zhvillohet pa rregulla. Mungesa e rregullave krijon kaos tek individi. E rëndësishme është që të mos abuzohet me rregullin. Ligje kemi sa të duash. Vullneti i zbatimit të ligjeve duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Kur shikon një shprehje të caktuar, që jep siguri të gjithë thonë ishalla vazhdon deri në fund”, tha Dragoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb