Monedha europiane po njeh rekorde të reja në këmbimin me lekun vendas duke kapur një tjetër rekord historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye këtë të premte me me 108.73 lekë, në rënie me 0.67 krahasuar me një ditë më parë.

Sipas agjentëve të këmbimit, oferta e monedhës europiane këtë vit paraqitet shumë e lartë. Fillimi i sezonit turistik besohet t’i ketë rritur edhe më shumë këto prurje por bazuar në tendencat historike piku i hyrjeve valutore duhet ende të vijë deri në fillim të muajit gusht.

Zhvlerësimi i euros në raport me lekun po favorizon gjithnjë e më shumë ato subjekte që kanë shpenzime në euro dhe të ardhura në lekë ku përfshihen sidomos importuesit, qeveria shqiptare dhe huamarrësit e tjerë privatë.

Dy ditë më parë guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko përforcoi qëndrimin e tij se luhatjet në kursin e këmbimit janë efekt i flukseve të euros që janë në qarkullim. Pra më shumë të ardhura nga turizmi dhe dërgesat e emigrantëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb