Është një moment i artë për Monica Belluci. Artistja ka sfiluar në tapetin e kuq të Marrakech International Film Festival, duke zbuluar që do të interpretojë role shumë të ndryshëm në filma, mes të cilëve, horror dhe story.
’Sapo kam xhiruar një film në Australi, ‘Necromancer’, një film horror, më pas do të më shihni në filmin e Kaouther Ben Hania në 2019.

Ndër të tjera unë po punoj me regjisorin izraelit Eran Riklis dhe me Ben Kongsley’.
Belluci, duke ju referuar regjisores Kaouther Ben Hania që e drejton ka thënë: “Kaouther ka bërë ‘E bukura dhe Bisha’ dhe më ka pëlqyer vërtetë shumë. Filmi është prezantuar vitin e kaluar në Canne.

Kur me foli për projektin e saj të ri lexova skenografinë dhe mu duk shumë interesante. Ka një mënyrë të veçantë, gjithashtu shumë talent’. Nuk është hera e parë që artistja drejtohet nga një femër.
’Kam bërë shumë filma me regjisore dhe më pëlqente ideja që të drejtohem nga një femër. Në Itali kam punuar me Maria Sole Tognazzi, më pas me Alice Rohrëacher dhe Rebecca Miller, dhe tani mund të shtoj në listën time edhe këtë eksperiencë’, ka deklaruar aktorja e famshme.

54-vjeçarja, pavarësisht se nga të gjithë shihet si një ikonë e bukurisë dhe e kinemasë italiane, nuk ndjehet një Divë. ’Janë të tjerët që të shohin në mënyrë të veçantë, për kopertinat e revistave, filmave, por ajo është vetëm një imazh. Në të vërtetë unë jam një grua një nënë. Kam fëmijë dhe kjo më mban me këmbë në tokë’, ka deklaruar Belluci.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb