TIRANË

Vijojnë debatet në Komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët teksa dëshmon kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Tabaku pyeti për vendimin për koncesionin e dherave duke e akuzuar për një monopol prej 45 mln eurosh. Ndërsa Veliaj deklaroi se është një marrëdhënie mes privatësh dhe akuzoi Tabakun për konflikt interesi.

Veliaj: Lul Basha e bënte me 30% më shtrenjtë. Ne për të bërë këtë e bëjmë me 30% më pak se Luli. Çdo gjë tjetër që është marrëdhënie mes privatëve…Luli ia çon fizibilitetin qeverisë dhe ngeli aty se nuk e miratoi qeveria. Kur unë vij kr bashkie, që në 2013, teksa Luli kishte 2 vjet në bashki është shpallur një gjendje emergjence.

Ka privatë. Privatët prodhojnë kocka. Ka privatë që prodhojnë mbetje spitalore. Bashkia do merret me aget e fashot. Spitali privat s’ka arsye pse të vijë në këshillin Bashkiak. Arsyeja pse mora fushën e aviacionit, është se atje është një kopsht dhe një çerdhe.

Tabaku: Nuk jeni me regjinë tuaj këtu, thoni e miratuat ju apo KKRT?

Veliaj: Marrëdhënia ime e mirë me Edi Ramën është fatkeqësia juaj. Për mendimin tim ka një dopio standard. Kavaja jo vetëm që nuk mbledh këshillin bashkiak, por ky e thotë me detaje. Çështja është se kur e bëka një i PD nuk është problem.

Ka një spekulim. Logoja e bashkisë e Tiranës është logoja me flamurin e Skurajve, një fis fisnikësh që themeloi Tiranën historike, është ujku i Skurajve, kulla e Sahatit.

Si ka mundësi që Luli i bënte pa Këshill, ndërsa unë po e lexoj 100 herë Këshillin. Ky thoshte vetë vendosa.

Sa i përket dherave…

Xhafaj: 4 ditë më parë këtu ka qenë ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit që deponoi se kjo është një marrëdhënie mes Agjencisë së Mjedisit dhe faktit që ka pasur vetëm një aplikim.

Veliaj: Nuk e di nga del kjo historia e 45 mln eurove sepse s’kam asnjë dokument. Këtu hidhen shifra, nami nami, nëse është 45 mln si historia e delegatëve më shumë se ulëset atëherë pse të mos jetë dhe 450 milionë. Ne s’kemi asnjë dokument të tillë, ne kemi vetëm shifra. Këta nuk impresioniojnë dot njerëz duke fryrë shifra. Çështja e dherave është private. Arsyeja pse u acarove, kur ma bëjnë pyetjet njerëz që kanë konflikt të hapur interesi.

Tabaku: Na sqaro vendimin e Këshillit Bashkiak 45 mlb euro.

Veliaj: pse të djeg?

Tabaku: Nuk më djeg, fare-fare. Sqaroni kush e dha vendimin ju apo KKRT.

Veliaj: Përgjegjësitë me Edi Ramën nuk i ndaj se nuk jam si ju që i shisni drejtuesit. Marrëdhënien me Edi Ramën e kam për super nder, ajo është fatkeqësia juaj.

Tabaku: Pse i ke dhënë koncesionarit 45 mln euro, pse krijuat një monopol.

Familja ime është e nderuar dhe e kam për nder që ka krijuar një qytet. E kuptoj konfliktin tuaj personal. 45 mln euro dhe dy vendime të Këshillit Bashkiak, ju lutem fokusohuni.

Veliaj: Qytetit i është rritur vlera e pronës sepse është më i pastër. Falë këtij pastrimi vlera e pronës është më e lartë. Nuk kam asnjë kompleks kush po pasurohet me ndërtimin. Ku ka kompani që do t’i shtohen kostot, të gjithë s’duan as taksa, as ta lajnë betonierët. Nuk paragjykoj asnjë, le të bëhen të pasur, jo duke hedhur dhera tek liqeni.

Tabaku: Ju jeni pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Keni dhënë 45 mln euro për dherat. Si e ke krijuar një monopol për Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan.

Pasuritë e mia të verifikuara e të deklaruara. Nuk kam asnjë interes biznesi, e ke gjithë shtetin kundër meje, e ke pasur gjithë shtetin. Pse ke krijuar një monopol. Z.Veliaj, pse i ke dhënë punë Mërtirit, Zotos dhe Gugalljas. Pse ke krijuar një monopol pa një vendim të këshillit bashkiak për dherat. 45 mln euro monopol dherash.

Veliaj: Nuk mund ta hedhim dheun tek kopshti i fëmijëve, nuk mund ta hidhni në liqen.

Tabaku: E kuptoj zotin Veliaj që do të merret me mua. Jam krenare që janë nga dy familje të nderuara.

Veliaj: Sa për Tiranën, sarajet i shpronësoi kjo bashki e qeveri. Laprakën e shpronësuam ne. Sa për Tiranën, pazarin e ri e bëri kjo bashki, jo këta që Tiranës i duan vetëm vlerën e pronës. Ishte kështu parku i liqenit.

Tabaku: Po flasim për çështjen e dherave, 45 mln euro.

Veliaj: Teatri Kombëtar do jetë një mrekulli, do turpëroheni kur të shkoni tek Teatri Kombëtar. Nuk kemi asnjë dokument për këtë 45 mln. Është një marrëdhënie private. Nuk përmenda emrat dhe u hodhën menjëherë ata që merren me ndërtim. Sa të jem kryetar bashkie që votohem nga 99% qytetarë që nuk janë ndërtues, nuk jam…Për Teatrin Kombëtar bëni një komision se mezi po pres. Dhe vetë bashkia e Tiranës nuk i hedh  dherat rrugëve. Sa kohë respekton ligjin, nuk ther desh tek dera e bashkisë. Tek marrëdhënia e dherave është marrëdhënie private.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb