Presidenti Ilir Meta ka pritur një përfaqësi të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe veprimtarin e njohur të çështjes shqiptare, Harry Bajraktari që kanë ardhur në Tiranë për të bërë homazhe dhe shprehur ngushëllimet në emër të diasporës tonë në SHBA për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se i ka falënderuar për respektin e tyre ndaj veprës dhe figurës së ish-Presidentit Nishani.

“Mirëprita sot në një takim vëllazëror një përfaqësi të nderuar të komunitetit shqiptaro-amerikan, të kryesuar nga veprimtari i njohur i çështjes shqiptare, Harry Bajraktari, që kanë ardhur në Tiranë për të bërë homazhe dhe shprehur ngushëllimet në emër të diasporës tonë në SHBA për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani.

I falënderova me mirënjohje për respektin e tyre ndaj veprës dhe figurës së ish-Presidentit Nishani dhe ndamë të njëjtin vlerësim për kontributin e Tij të vyer në mbështetjen e pakursyer për diasporën shqiptare në SHBA, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, ka shkruar Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb