TIRANË

Gjykata e Posaçme le të pandryshuar masan e sigurisë “arrest shtepie” për ish-zv/ministren e Brendshme Rovena Voda.

Voda ndodhet në masën e ‘arrestit të shtëpisë’ pasi akuzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’ sepse dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e dy zonjave në institucione publike.

Rovena Voda akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

Ndërkohë GJKKO la gjithashtu të pandryshuar masën ‘arrest shtëpie’ edhe për Florida Beun, së cilës iu dha masa në spital për shkak te gjendjes shëndetësor, si dhe Majlinda Hasanin.

Nga përgjimet e zbardhura dje, rezultoi se Voda kishte marrë në këmbim nga Beu, për punësimin e kësaj të fundit në institucion publik, një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë me peshk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: