TIRANE-E njëjta gjë vlen edhe për perimet e tjera që lidhen me brokolin, si lakra e gjelbër, lakra e zakonshme dhe lakra e Brukselit – por vetëm në qoftë se nuk i hani shumë, paralajmërojnë shkencëtarët dhe nutricionistët. Brokoli është ndoshta një nga ushqimet më të shëndetshme, apo jo? Ai është i pasur me antioksidantë, ndërsa besohet se ul rrezikun e kancerit. Brokoli i zier në avull madje e ul kolesterinën. Lakra e gjelbër është bërë kohët e fundit një ushqim i shëndetshëm, i famshëm dhe ‘super ushqim’ i pastër, ndërsa lista e përfitimeve të saj shëndetësore është e gjatë: nga antioksidantët, përmirësimi i shëndetit kardiovaskular, efektet antiinflamatore e deri tek reduktimi i rrezikut të zhvillimit të kancerit. Por konsumimi i sasive të tepërta të lakrës së gjelbër mund të jetë një gjë mjaft e keqe. Sasitë e tepruara të lakrës së gjelbër mund të shkaktojnë hipertireozë, një gjendje kjo në të cilën gjëndra tiroide nuk prodhon mjaft hormone të tiroides, shkruan “Yahoo Health”. Jennifer Berman shkruan për “New York Times” se ajo dikur ishte një adhuruese e madhe e ushqimit të shëndetshëm, pinte lëngje të freskëta të perimeve dhe hante shumë perime të gjelbra çdo ditë. “Imagjinoni tronditjen time kur mjeku në ekzaminim diagnostikoi hipertireozën, e cila është shumë e shpeshtë tek gratë më të vjetra se 40 vjeçe. Kur u ktheva në shtëpi, pashë në internet listën e ushqimeve të cilat duhet t’i shmangim. Në krye të listës ishte pikërisht lakra e gjelbër, nga e cila çdo mëngjes bëja lëng, dhe pastaj brokoli, lulelakra, lakra, lakra e Brukselit dhe lakra jeshile – një perime që e kam konsumuar në sasi të mëdha, sepse konsiderohet se parandalon kancerin”, – rrëfen Jennifer Berman. Frutat dhe perimet e freskëta kanë pasur një ndikim të madh edhe në dhëmbët e saj. Pas ekzaminimit, dentisti i tha asaj se do t’i kishte dhëmbët në gjendje më të mirë po të kishte ngrënë çokollatë dhe po të kishte pirë lëngje të gazuara në vend të ujit të freskët të filtruar me limon. Si duket, sheqernat natyrore në lëngje të frutave dhe perimeve mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve, dhe limoni, edhe pse i pasur me vitaminë C dhe bioflavonoide, të cilat ndihmojnë në parandalimin e kancerit, në një masë të caktuar e dëmton smaltin, i cili i mbron dhëmbët.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb