Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka përshëndetur thirrjen e Ilir Metës drejtuar tryezës së Këshillit Politik për të arritur brenda 31 majit konsensus, dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve të votojnë jo vetëm partitë por edhe deputetët.

Gjoni thotë se me Metën nuk kontakton prej 2017 por sot e përshëndet për qëndrimin kurajoz. Po ashtu deputeti shpreson që thirrjen e themeluesit të saj ta dëgjojë edhe LSI.

 

STATUSI NGA RALF GJONI

Me Ilir Metën kam që në verën e 2017 që nuk kam më kontakte. Por sot më takon të përshëndes ?qëndrimin kurajoz të Presidentit të Republikës në mbështetje të listave të hapura dhe të zgjedhjes së drejtpërdrejtë të Presidentit nga populli. Uroj me zemër që LSI t’a dëgjojë thirrjen e themeluesit të saj! #ListaTëHapura #ReformëZgjedhore #KohaPërGuxim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb