Një debat të nxehur ka pasur mes nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysit dhe deputetes Rudina Hajdari.

Kjo e fundit ka kërkuar edhe 3 minuta për të folur nga foltorja pasi iu ndërpre fjalë, gjë që nuk i është miratuar nga nënkryetarja e Kuvendit.

Duke i drejtuar gishtin, Hajdari i është kthyer Hysit duke i thënë që mos i ndërpresë fjalën. Nënkryetarja e Kuvendit e ka paralajmëruar të mos i drejtojë asaj gishtin dhe se po tregoi ende mungesë etike do ta çojë në Komision.

Rudina Hajdari: Dua dhe 3 minuta për procedurë, se e keni dhënë shpesh fjalën për procedura

Vasilika Hysi: Znj.Hajdari ne flasim për Diasporën, ju flisni për temë tjetër. Mund të regjistroheni për çështje tjetër.

Rudina Hajdari: Të lutem mos më ndërprit fjalën

Vasilika Hysi: Po vijove me me mungesë etike do të çoj në Komision të Etikës. Mua gishtin mos ma ngri, dhe mos folë pa edukatë, se je zonjë. E para respekto rregulloren, respekto pozicionin e drejtuesit, se je nënë dhe grua.

Rudina Hajdari: Të lutem të thashë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb