TIRANË

Në konferencën për mediat, në godinën e Presidencës ku foli për incidentin e shënuar në zyrat e FRD-së, kreu i shtetit Ilir Meta, Meta u shpreh se nuk do të bëjë publik emrat e personave që nxitën konfliktin për të shmangur cdo irritim të qytetarëve.

“Ju mendoni se Presidenti duhet të ragojë pasi të bëhen zgjedhje, e keni gabim. Nuk do reagojmë si populli i Kirgistanit.

Do të reagojmë më përpara, se jemi në mes të Europës. E dimë mirë c’ do të thotë zgjedhje të lira. Nuk po i bëjmë publikë emrat e tyre, sepse janë me dhjetëra mijëra shqiptarë të irrituar. Nuk ka forcë që e ndal presidentin për të garantuar zgjedhje të lira.

Me këtë kapje të mediave, presione ku jeni edhe ju, ku bëhen akte të tilla të shëmtuara, ku bëhen montazhe të kandidatëve të opozitës, një bulizëm i madh, ku vende të tjera do ishin ngritur me kohë, sipas porosive që merr nga bandat ndërkombëtare dhe lokale. Dhe kanë dalë atje për të mbrojtur pasuritë e tyre kriminale.” u shpreh Meta ndërsa komentoi edhe incidentin e shënuar një ditë më parë në Elbasan.

“Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë. Dhe nëse dikush nuk shqetësohet për këto veprime skandaloze, sigurisht që shqetësohet Presidenti sepse di me dhjetëra rastë të tilla, që me letra bakalli dhunohen të drejtat e pronës. Dhe kjo ka ndodhur se u dhunuan zgjedhjet në Shijak u dhunuar zgjedhjet në Dibër, këtu promovohen dhunuesit e zgjedhjeve.

Populli të bëhet gati për të mborjtur lirinë e tij nga kushdo. Mos prisni president të përsosur në këtë krizë të tmershme që ka pllakosur vendin e demokracinë. Cdo qytetar ti thërrasë mendjen” u shpreh Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb