Detaje të reja anë zbuluar në lidhje me atentatin që iu bë sot ish- deputetit të PS Armando Prenga në Kurbin.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se ngjarja mund t’i ketë rrënjët gjatë fushatës për “Vendoret 2023”.

“Rreth orës 16:00 të datë 05.05.2023 dy persona te panjohur me pak mjekër dhe me kapele në kokë me përshëndetën para bar-kafe “Dublini” në Laç dhe mu drejtuan me fjalët” A ka mundësi një minutë?“ Unë i pyeta “çfarë problema ka?” dhe ata u përgjigjën me fjalët “Mos u merr me fushatë se mund të kesh pasoje“ dhe në këtë moment u larguan pa më thënë gjë tjetër”, ka deklaruar Ismajli.

Mësohet se babai i autorit të atentatit të sotëm, djali i avokatit Islam Ismajli i cili ishte i angazhuar në fushatë për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, është dhunuar më 15 maj nga vëllai i Armando Prengës, Arben Prenga.

Në kallëzimin që Ismajli ka bërë në polici, bëhet me dije se Arben Prenga dhe një nga komisionerët e PS e kanë goditur me grushte në pjesën e veshit, në pjesën e brinjëve në anën e djathë të trupit.

Është dashur ndërhyrja e policisë që konflikti të mos agravojë më tej, ndërkohë që vetë zoti Ismajli sqaron se efektivët nuk kanë shoqëruar asnjë nga personat e përfshirë në konflikt.

“Jam larguar nga KZAZ-ja në orën 03:00 të mëngjesit të datës 15.05.2023 pasi isha i lodhur dhe jam zëvendësuar nga një vëzhgues tjetër dhe jam paraqitur përsëri rreth orës 10:30 të datës 15.05.2023 në KZAZ-në Nr.15 në qytetin e Laçit ku ka numërimi i një kutie të re dhe nga numërimi rezultoi se nuk rakordoi numri i pjesëmarrësve në zgjedhje me numrin e fletëve të numëruara pasi rezultonin dy fletë më tepër.

Në këtë moment un ngrita gishtin dhe kërkova që komisioni zonal ta verifikonte këtë pretendim që un kisha dhe komisioni ishte i ngarkuar me punë të tjera pasi nuk po më kushtonte vëmendje. Në këtë moment komisioni i numërimit filloi të fuste letrat nëpër zarfe dhe un u kam thashë që mos t’i fusin këto letra pasi duhet verifikohej nga Komisioni Zonal dhe në këtë moment me thotë vëzhguesi i Partisë Socialiste se dy fletët tepër ia kemi kaluar kandidatit shtetasit Behar Haxhia për të cilin un vëzhgoja.

Në fakt komisionarët nuk i mbyllën zarfet dhe un po qëndroja në këmbë duke pritur reagimin e komisionit dhe në këtë moment më afruar një person i cili me sa kam u dijeni i është vëllai i shtetasit Armando Prenga i cili quhet Arben Prenga dhe më ka gjuajtur me grushte në pjesën e veshit në anën e djathtë dhe në këtë kohë më ka goditur në pjesën e brinjëve në anën e djathë të trupit tim si dhe më ka tërhequr nga xhaketa edhe vëzhguesi i partisë socialiste të cilit nuk ja di emrin që ishte i ulur në krahun tim të djathtë. Un u përpoqa që t’i zmbraps sulmet e tyre dhe në këtë moment ndërhyn shumë persona ku pjesa me madhe ndërhyn për të ndalur konfliktin.

Me sa mbaj mend më ka goditur edhe një person tjetër të cilin nuk e kam mundur ta fiksoj.

Me sa kam dijeni shtetasi Arben Prenga dhe personi të cilin nuk e fiksova janë pjesëtarë me lidhje gjaku të fisit të kandidates, shtetases Majlinda Cara.

E gjithë kjo situatë është e filmuar nga kamerat e ambienteve të brendshme të KAZAZ-së Nr. 15 në qytetin e Laçit.

Pas kësaj situate njerëzit na kërkuan që të dilnim jashtë KZAZ-së dhe në këtë moment në largimin e personave që më sulmuan ka ndërhyrë policia e Shtetit në mënyre shembullore për këtë çast dhe ndërkohë komisioni dha urdhër që të largoheshin të gjithë personat, vëzhgues dhe gazetarë jashtë ambienteve të KZAZ-së. Në fillim dolën personat që më sulmuan ndërsa punonjësit policisë më kanë thënë që të qëndroja në një cep që ata të zbatonin urdhrin për të nxjerrë personat e tjerë nga KZAZ-ja.

Unë në këtë kohë iu drejtova komisionit zonal zgjedhor që të bënte njoftim dhe kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe u drejtova punonjësve të Policisë se cili person do të më shoqëronte mua pasi personat që më sulmuar ndodheshin në oborrin e KZAZ-së dhe pse ata i lanë që të largoheshin këta perona e nuk i kanë shoqëruan në Komisariat.

Dua të sqaroj se nga ana e Policisë nuk është bërë ndalimi i këtyre personave ku veprimet e tyre janë të regjistruar në kamerat e KZAZ-së Nr.15.Un prita disa orë që Policia të kryente veprimet hetimore dhe më pas u paraqita vet në Komisariatin e Policisë Kurbin për të bërë kallëzim”, thuhet në kallëzimin e Islam Ismajlit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb