ISHSH ka vendosur gjoba për 4 subjekte të cilat nuk respektonin masat ndaj COVID-19. Në statusin në FB, bëhet me dije se në 24 orët e fundit u kryen 1804 inspektime, kurse në total gjatë epidemisë në Shqipëri janë bërë 93 mijë isnspektime.

Ministria e Shëndetësisë apelon subjektet dhe qytetarët që të zbatojnë masat ndaj COVID-19, duke ruajtur distancën,  për të mbajtur maska si dhe higjienë.

 

 

STATUSI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

 

⭕ Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka realizuar mbi 93 mijë inspektime për monitorimin e masave ndaj #COVID19 gjatë epidemisë.
?Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1804 dhe janë vendosur 4 masa administrative.
#ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit.
?Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të ruani distancën nga njëri tjetri, bani maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distance dhe ruani higjienën personale;
▪️Bizneset dhe institucionet të zbatojnë #protokollet e sigurisë.
#RespektoniRregullat

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb