TIRANË
Si pasojë e erërave të forta, edhe dy kabina kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Selitës në Tiranë.
OSHEE bën me dije se degët e thyera kanë rënë mbi linjën e tensionit të mesëm e cila është pjesë e fiderit nr.25 në Selitë. Ndërkohë po punohet për rregullimin sa më shpejt të situatës.

Më problematike situata paraqitet pikërisht në Selitë ku një fider u këput totalisht për shkak të rrëzimit të pemëve dhe një shtylle tensioni.
Po ashtu edhe zona e Fushë- Krujës mbeti pa energji elektrike prej problemeve me motin e pazakantë që kapi dje Shqipërinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb