KORÇË

Një furgon i transportit të mallrave është përmbysur në aksin Korçë- Pogradec. Rajoni juglindor është përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e dëborës dhe edhe akset janë bërë të rrezikshme për qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë drejtuesi i furgonit të bardhë me targat AA 7951 N është nxjerrë nga zjarrfikësit duke shpëtuar pa lëndime.  Furgoni ka rëshkitur në momentin që ka qenë duke udhëtuar prej lagështirës së madhe në rrugë.

Aksidenti Korce
Aksidenti Korce

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb