Autoriteti Portual Durrës ka informuar mbi mbi situatën e motit, i cili ka paralizuar lëvizjen e trageteve dhe anijeve. Sipas AP, mëngjesin e sotëm vijon prezenca e kushteve të paqëndrueshme atmosferike?duke ndikuar në veprimtarinë përpunuese në Portin e Durrësit.
?Tragetet ndodhen të akostuara në Terminal, pa mundur të nisen nga të dyja anët e Adriatikut?

?Anijeve të tonazhit të ulët u është pezulluar përkohësisht dalja në det, deri në një urdhër të dytë të Kapitenerisë së Portit.

?4 anije tregtare ndodhen të akostuara në kalatat portuale, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, për të vijuar procesin e përpunimit?.

?Forca e erës shënon 10-11 m/s, ndërsa forca e detit deri në 7 në det të hapur?.

Autoritet detare, Autoriteti Portual Durrës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë monitorimin e situatës minutë pas minuti, për shmangien e avarive detare deri në rikthimin në normalitet të situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb