TIRANE- Për shkak të motit të keq me reshje shiu, dëbore dhe temperatura të ulëta gjatë ditës së sotme nuk është zhvilluar mësimi në disa shkolla të vendit. Sipas njoftimit të ministrisë së Arsimit janë 82 shkolla në total ku nuk është zhvilluar mësimi, ndërsa nuk ka ende njoftim nëse këto orë do të kompensohen me ditë të tjera.

Njoftimi i plotë:
Për arsye të motit të keq nga reshjet e dëborës në zonat veriore dhe verilindore dhe reshjeve të shirave në zonën jugore, situata e shkollave ku nuk është zhvilluar procesi mësimor është si më poshtë:
Bashkëlidhur tabela me numrin e shkollave që nuk kanë zhvilluar procesin mësimor për secilin DAR/ZA.

DAR/ZA Nr. shkollave
Berat 9
Dibër 10
Bulqizë 8
Mat 20
Korçë 5
Kolonjë 1
Devoll 1
Pogradec 12
Kukës 3
Librazhd 9
Tepelenë 1
Tropojë 2
Tiranë Qark 1
Totali 82

 

Moti i keq, situata e detajuar për çdo DAR/ZA

 

  1. Drejtoria Arsimore Rajonale Berat 
  • Shkolla 9 vjeçare Kakos, Skrapar;
  • Shkolla 9 vjeçare Zhepë, Skrapar;
  • Shkolla fillore Gurrazez,  Skrapar;
  • Shkolla 9 vjeçare Grevë, Skrapar;
  • Shkolla 9 vjeçare Konak, Skrapar;
  • Shkolla 9 vjeçare Dobrenjë, Skrapar;
  • Shkolla 9 vjeçare Terrovë, Skrapar;
  • Shkolla 9 vjeçare Rromas, Skrapar;
  • Shkolla 9 vjeçare Cerricë , Skrapar;

 

  1. Drejtoria Arsimore Rajonale Dibër. 
  • Shkolla 9 vjeçare Grevë, Komuna Melan;
  • Shkolla 9 vjeçare Luzni,      Nj.A. Luzni;
  • Shkolla fillore Hurdhë Muhurr, Nj.A Luzni;
  • Shkolla fillore Lishan i Epërm, Nj.A Luzni;
  • Shkolla 9 vjeçare Selishtë, Nj.A Selishtë;
  • Shkolla e mesme e bashkuar Sllovë, Nj.A Sllovë;
  • Shkolla 9 vjeçare Shumbat,   Nj.A.  Sllovë;
  • Shkolla 9 vjeçare Ploshtan, Nj.A Kala e Dodës;
  • Shkolla 9 vjeçare Radomirë,   Nj. A  Kala e Dodës;
  • Kopësht nr. 1 qytet Peshkopi;

 

  1. Zyra Arsimore Bulqizë
  • Shkolla 9-vjeçare Sopot;
  • Shkolla 9-vjeçare Strikçan;
  • Shkolla 9-vjeçare Xheladin Murati;
  • Shkolla 9-vjeçare Man Jella, Zogje;
  • Shkolla 9-vjeçare Gjuras;
  • Shkolla 9-vjeçare Faslli Cami, Viçisht;
  • Shkollat vartëse të shkollës së mesme të bashkuar Ostren i Madh;
  • Shkolla 9-vjeçare Pasinkë.

 

  1. Zyra Arsimore Mat
  • Shkolla e mesme e bashkuar Xibër, Bashkia Klosnuk;
  • Shkolla fillore Kashar;
  • Shkolla fillore Xibër Hane;
  • Shkolla fillore Xibër Murrizë;
  • Shkolla fillore Petralbë;
  • Shkolla 9 vjeçare Ketë;
  • Shkolla fillore Muçaj;
  • Shkolla fillore Dishaj;
  • Shkolla fillore Plan i Bardhë;
  • Shkolla fillore Pleshë;
  • Shkolla 9 vjeçare “Rexhep Kërtusha” Frankth
  • Shkolla fillore Selixë;
  • Shkolla fillore Bushkash;
  • Shkolla fillore Stojan;
  • Shkolla e mesme “Haxhi Lata”, Suç;
  • Shkolla 9 vjeçare “Veli Alla”, Rripë;
  • Shkolla 9 vjeçare Gurrë e madhe;
  • Shkolla 9 vjeçare “Hasan kala” Batër;
  • Shkolla fillore Mallunxë;
  • Shkolla fillore Rukaj;

 

  1. Drejtoria Arsimore Korçë
  • Shkolla fillore Lumaj;
  • Shkolla fillore Osojë;
  • Shkolla fillore Popçisht;
  • Shkolla Fillore Peshtan;
  • Shkolla 9 vjeçare Vithkuq;

 

  1. Zyra Arsimore Kolonjë

Nuk zhvillohet mësim në Njësinë Administrative Çlirim dhe malësinë përrreth ku mungojnë rreth 300 nxënës

 

  1. Zyra Arsimore Devoll

Për arsye të motit të keq nga dëbora nuk është zhvilluar mësim në shkollat si më poshtë:

  • Shkollat vartëse  të shkollës së mesme të bashkuar “Nesim Kaçani, Miras për shkak të terrenit të vështirë malor dhe me dëborë.

 

  1. Zyra Arsimore  Pogradec

Si pasojë e kushteve të motit me dëborë janë bërë të pakalueshme rrugët për në zonën Mokër e Poshtme dhe Mokër e sipërme  ku mësuesit kanë dalë për punë dhe nuk kanë shkuar dot pasi për në ato zona nuk kalon dot asnjë lloj mjet transporti.

Në këtë zonë funksionojnë 12 shkolla me 1344 nxënës në arsimin 9 vjeçar dhe 445 nxënës në arsimin e mesëm.

 

  1. Drejtoria Arsimore Kukës
  • Shkollat Kalimash dhe Kryemadh Njësinë Vendore Malzi;
  • Shkollën Novosej Njësinë Vendore Shishtavec;
  • Shkollat e Njësisë Vendore Kalis;

 

  1. Zyra Arsimore Librazhd
  • Shkolla 9 vjeçare “Kasem Zika” Përvallë;
  • Shkolla fillore Kostenjë;
  • Shkolla 9 vjeçare Lunik;
  • Shkolla Fillore Orenjë;
  • Shkolla fillore Orenjë katund;
  • Shkolla 9 vjeçare Floq;
  • Shkolla 9 vjeçare Zdrajsh Qendër;
  • Shkolla 9 vjeçaRE Zdrajsh Katund;
  • Shkolla Fillore Qarrishtë;

 

  1. Zyra Arsimore Tepelenë

Shkolla 9 vjeçare “Sami Nela” Kalivaç nuk është zhvilluar mësim për arsye të motit të keq si pasojë e mungësës të numrit të madh të nxënësve që nuk janë paraqitur;

 

  1. Zyra Arsimore Tropojë
  • Shkolla e mesme e bashkuar “Hoxhë Zogu”  A  Bytyç;
  • Shkolla e mesme e bashkuar “Tinka Kurti” A  Lekbibaj;

 

  1. Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë       

Shkolla 9 vjeçare Kllojkë si pasojë e dëborës nuk është bërë mësim për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora.

 

MASR po monitoron situatwn nw cdo qark dhe drejtori arsimore
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: