Pezullohet nisja e trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës.

Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme Detare thotë se ky vendim është marrë si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit në zonën detare.

Njoftimi për ndalimin e nisjes së trageteve në linjën Durrës-Bari-Durrës:

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirmimi i agjencive detare, në datën 10.01.2023 tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive. Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anulimi i lundrimit, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me agjencitë detare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb