Moti i keq ka përfshirë edhe Durrësin, ndërsa deti është trazuar për shkak të erës së fortë. Sipas Drejtorisë Detare Durrës, shpejtësia e erës arrin në 21 nyje detare në orë, ndërkohë forca e detit arrin deri në 6 ballë.

Mbrëmjen e së dielës, dy tragetet që lidhin dy brigjet e Adriatikut nuk u nisën nga Durrësi dhe Bari, ndërkohë që udhëtimi normal i mjeteve lundruese të pasagjerëve pritet të nisë mbrëmjen e sotme.

Po ashtu mësohet se deri sonte në orët e vona të mbrëmjes, moti do të jetë problematik në disa zona të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë dhe sidomos përgjatë Ultësirës Perëndimore duke sjellë lokalisht dhe reshje intensive, herë pas here shoqëruar me stuhi detare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: