Zhbllokohen të gjitha rrugët lidhëse me Lezhën. Që mbrëmjen e djeshme, automjetet kanë qarkulluar pa problem, kjo pas ndërhyrjes se firmës së kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugës Balldren-Milot.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se brenda në qytet dëbora ka ngrirë në trotuare duke u bërë e rrezikshme për këmbësorët, ndërsa bashkia ka vijuar me hedhjen e kripës në rrugët problematike.

Fshatrat që lidhen me rrugën kryesore në Rrëshen vijojnë të kenë prezence dëbore, ndërkohë që policia apelon që të lëvizet me kujdes dhe te përdoren zinxhirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: