TIRANE – Motra e kantautorit Nesti Duka, ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, menjëherë pasi policia ka lenë në gjendje të lirë Stinen.

Motra e Stines, këngëtarja Alida Duka, thekson se vëllai i saj është i pafajshëm dhe gjithçka ka arritur e ka bërë me forcat e veta.

“Vëllai im sapo doli i pafajshëm sepse dhe ky është realiteti. Ne e kemi ndërtuar gjithçka kemi me forcat tona. Pa intriga dhe dallavere dhe kështu do të jetë gjithmonë, dhe shumë më mirë na ka dalë. Jemi njerëz që duam Paqe dhe nuk durojmë padrejtësi. Ju falenderoj të gjithëve kudo që jeni për suportin tuaj që treguat në këto momente”, – shkruan Alida Duka.

Ndërkohë vëllai i kantautorit Flori Mumajesi, Evis, i kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, ka thënë që versioni i këngëtarit Stine është një gënjeshtër dhe se do i shkojnë deri në fund gjithë kësaj. “Do shkojmë deri në fund, avokati ynë po ndjek çështjen”.

Shkak për sherrin banal është bërë vlerësimi i ulët prej 2 pikësh që producenti Mumajesi i ka bërë Stinës. Ndërkohë që ky i fundit e ka vlerësuar me 26 pikë “rivalin” e tij.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: