Vëllai i 30-vjeçares që lindi dhe braktisi foshnjën në një bodrum pallati në Astir, i cili më pas ndërroi jetë në spital, ka folur sot për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24.

Ai tha se nuk ishte në dijeni të faktit se motra e tij ishte shtatzënë, ndërsa shtoi se tashmë nuk e donte më veten dhe se asaj nuk ia falte për gjestin.

“Se di nëse e ka dashur. Ai me kë nuk fliste me të tjera. Fliste me disa vajza. Motra ime i kishte bërë bllok dhe ai kishte nisur një lidhje me një nga Lushnja. Jashtë ka dhe një fëmijë tjetër. Dua të di; pse ma bëri këtë pas shpine. Jo ta alkoolizonte motrën time. Motra ime i ka treguar se është shtatzënë. Ai i ka thënë; s’dua ta di. Po ta dija e çoja vetë te spitali..ia bëja të gjitha. As vetes time nuk ia fal atë që bëri ajo. Nuk i bërtisja; i thoja s’e ke mirë këtë gjë, shiko rrugën e drejtë. S’me ka treguar kush. Asnjë s’më ka treguar fare.”, tha ai për moderatoren Evis Ahmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb