Roma kërkon gjysmëfinalen e Europa League. Ekipi i Mourinhos u mund 1-0 në Holandë në ndeshjen e parë ndaj Feyeenord, ndërsa nesër do kërkojë përmbysjen. Para takimit tekniku Mou doli në konferencën për shtyp.

“Jemi të qetë, është një ndeshje e bukur. Ka një rezultat negativ në në takimin  e parë, por kualifikimi është i hapur. Dua 67 mijë tifozë nga ana jonë. Kam dy ditë që jam në Trigoria, kam dalë të hënën të shkoj të shoh një mik, pastaj jam kthyer dhe nuk kam dalë më.

Nuk e kam ndjerë atë që po ndodh jashtë Trigoria. Jam i qetë, por është një qetësi e çuditshme që nuk ndihet 24 orë para një ndeshje si kjo.

Pres shumë nga ekipi im. Ose fitojmë dhe vazhdojmë, ose kthehemi në shtëpi të lodhur dhe të trishtuar, duke e ditur se kemi dhënë gjithçka në fushë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: