Jose Mourinho gjithmonë në qendër të vëmendjes pas akuzave të fundit ndaj arbitrit Chiffi dhe thumbimeve ndaj pronarëve të klubit. E ardhmja te Roma mbetet në rrezik, me negociatat për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2024 të cilat mbeten pezull.

Ndërkohë, nga jashtë po vijnë zëra të rinj për një transferim të mundshëm të Special One në stolin e Paris Saint-Germain, pa harruar presionin nga Brazili dhe një rikthim të mundshëm te Real Madrid në rast të lamtumirës së Ancelottit nga Los Blancos.

Sandro Sabatini ka folur në lidhje me situatën e Mourinho-s. Gazetari nuk e ka kursyer trajnerin. “Di Francesco ka statistika më të mira se Mourinho te Roma. Fonseca u likuidua si budalla. Megjithatë, ka dy gjëra për të thënë: njëra pro Mourinhos është Conference.

Tjetra është merkato: është e vërtetë që Fonseca kishte Dzekon, por Mourinho, në fakt, nuk e kundërshtoi largimin e tij. Unë do të shkoja dhe do të bëja një krahasim mes Dzekos dhe Abrahamit, jemi aty, dhe i fundit është Mkhytarian, mesfushori më i mirë i Interit këtë vit”.

Sabatini vazhdon duke censuruar sjelljen e Mourinhos pas ndeshjes ndaj Monza-s: “Ajo e mikrofonit është diçka e tmerrshme, e turpshme, por padyshim që duhet kontrolluar. Për çështjet me arbitrat, unë mund vetëm ta kritikoj.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb