TIRANE

Mozik nuk i fshehu emocionet e mëdha teksa fliste për të voglën, të cilës i ka dedikuar edhe këngën ‘Hana’. I ftuar në ‘Shiko Kush Luan’, Mozzik ka treguar më shumë për raportin me vajzën e tij, Hana.

Në fund të intervistës Luana e pyeti se cili është mesazhi që do të donte të merrte vajza nga kjo intervistë nëse e sheh një ditë kur të rritet.

“Hanës do i thoja që babi të do shumë. E gjithçka kam bërë, e do të bëj do jetë gjithmonë vetëm për ty e të mirën tënde”, ka pohuar Mozzik gjatë intervistës me lot në sy.

Pas këtij momenti reperi performoi këngën që i ka dedikuar vajzës të cilën e ka shkruar në kohën kur ka qenë ende me Loredanën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: