Më në fund Ronaldo mposhti “rivalin” e tij më të vështirë, COVID-19 për tu rikthyer në fushë aty ku thjeshtë është i papërmbajtshëm. Buzëqesh Andrea Pirlo teksa sheh efektet që CR7 ka në skemat e tij. Yllit portugez iu deshën vetëm tre minuta në lojë për të realizuar golin e tij të parë, i dyti për Juven që i riktheu në avantazh përballë Spezia.

Rabiot në të 67-të realizoi golin e tretë për torinezët ndërsa dhjetë minuta më pas C.Ronaldo u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke kompletuar “dopjetën” e tij personale dhe duke sigluar shifrat përfundimtare në 1-4.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: