Kryeministri Edi Rama ka postuar në “Facebook” historinë e dhimbshme të Aronit të vogël 2 vjeçar, të cilit pas një aksidenti të shkaktuar, i rrezikohej jeta.

Rama shkruan se Aronit iu shpëtua jeta nga mjekët, falë një ndërhyrjeje speciale të bërë nga mjekët. Kryeministri shprehet se kjo është “shëndetësia që duam”, duke  vënë në dukje punën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

  • foto galeri

Postimi i Edi Ramës:

Mrekullitë ndodhin ?? Po, një mrekulli është çfarë ka ndodhur me Aronin e vogël 2-vjeçar?

Pas përpjekjeve në kufijtë e të pamundurës së ekipeve mjekësore të Traumës, Djegie-Plastikës, Kirurgjisë Infantile dhe pastaj në Reanimacionin e QSUT-së, sot vogëlushi ka dalë nga rreziku për jetën, pas një aksidenti që sipas çdo gjase, ishte vdekjeprurës?

Rekuperimi mbetet i vështirë, por Ogerta dhe mjekët do ta ndjekin hap pas hapi ecurinë e Aronit, për çdo kurë të specializuar e ndihmë që do të ketë nevojë, 24 orë në 24?

#ShëndetësiaqëDuam?‍⚕️❤️??‍⚕️

#ShqipëriaqëDuam??☀️

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb