Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e spitaleve ku marrin mjekim të infektuarit me kooronavirus në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 142 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4332, që nga fillimi i epidemisë.

Kjo është dita me më shumë të shëruar që prej fillimit të pandemisë.

Mësohet se aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: