Në një intervistë për The Cut, Meghan Markle ka folur për jetën, familjen dhe jo vetëm.
Meghan gjithashtu përdori intervistën për të dhënë një ‘kërcënim’ të nënkuptuar ndaj familjes mbretërore, duke thënë: “Unë mund të them çdo gjë”.
Ajo është shprehur se nëse ajo dhe Princi Harry do të jetonin në Britani do të ishte e pamundur që ata t’i çonin fëmijët e tyre në shkollë pa u ndjekur nga mediat.
Sipas Meghan nëse djali i tyre Archie , vetëm tre vjeç do të ishte në një shkollë në Britani ajo nuk do të mund të rrinte pa u përballur me shtypin dhe dhjetëra fotografë.
Ajo pohoi se mediat britanike i quanin famijët e saj me fjalën N,. Më tej kujtoi një moment nga premiera e vitit 2019 në Londër të versionit live-action të The Lion King .
“Sapo kisha Archie-n. Ishte një kapitull kaq mizor. Kisha frikë të dilja jashtë.”
Një anëtar i kastit nga Afrika e Jugut e tërhoqi atë në njërën anë. “Ai më shikoi dhe më tha: ‘Më duhet vetëm ta dini,- kur u martuat në këtë familje, ne u gëzuam në rrugë njësoj si kur Mandela u lirua nga burgu.’
E pyetur nëse ka vend për falje mes saj dhe vjehrrit të saj mbretëror dhe familjes së saj, ajo tha: “Unë mendoj se falja është me të vërtetë e rëndësishme. Duhet shumë më tepër energji për të mos falur. Por duhet shumë përpjekje për të falur. Unë kam bërë vërtet një përpjekje aktive, veçanërisht duke e ditur se mund të them çdo gjë.
Ndër të tjera ajo shtoi: “Kam shumë për të thënë. Ndonjëherë, siç thonë , pjesa e heshtur është ende pjesë e këngës”.
Gjatë kësaj intervistë është prekur edhe marrëdhënie e Princit harry me babain e tij pasi marrëdhënia e tyre nuk kishte krisje.
Ajo tregoi se Harry i kishte thënë: “Kam humbur babain në këtë proces. Nuk duhet të jetë e njëjtë për ta si për mua, por ky është vendimi i tij”.
Ndërsa duke folur për sistemin e grupeve mediatike në Mbretërinë e Bashkuar Meghan tha se nuk e kupton faktin se përse duhet t’u jepen njerëzve foto të fëmijës, kur ato mund t’i ndaj me njerëzit e mi.
Më tej The Times vijon me artikullin ndërsa shkruan se Meghan është ende shumë e vetëdijshmë se njerëzit e shohin atë si princeshë.
“Unë thjesht i shikoj të gjitha dhe mendoj, ju keni fuqinë brenda jush për të krijuar një jetë më të madhe se çdo përrallë që keni lexuar. Nuk dua të them këtë në termat se ‘Ti mund të martohesh me një princ një ditë’. Dua të them se mund të gjesh dashurinë. Ju mund të gjeni lumturinë. Ju mund të përballeni me atë që mund të ndihet si pengesa më e madhe dhe pastaj mund të gjeni përsëri lumturinë.”, ka thënë me tej ajo.
(BalkanWeb)
