Vijojnë debatet mes Robert Aliajt dhe pastorit Akil Pano, në emisionin “Open”, në News24, teksa temë diskutimi është videoja e bujshme e Librazhdit, ku vjehrrit publikuan tradhtinë e nuses, teksa djali ishte jashtë vendit.

Këngëtari Aliaj tha se publikimi i videos së vajzës tregon se ne jemi ende një shoqëri që dominohet nga kultura e hakmarrjes. Ndërsa për pastorin Pano, me publikimin e videos, vajzës i është vërë vrasje, pasi jemi një shoqëri shumë gjykuese.

Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv i “Qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, Altin Hazizaj, befasoi me deklaratën e tij dhe bëri që pastori të vërë duart kokës, teksa u shpreh se gjithsecili mund të ketë edhe 5 dashnorë, pasi sipas tij, nuk është ky problemi, por fakti që nuk ngrihet të flasë asnjë grua deputete apo ministre.

Pjesë nga diskutimet në studio:
Aliaj: Gjesti që bënë ata si familje tregon se ne jemi ende një shoqëri që dominohet nga kultura e hakmarrjes, si një element turpi. Ne mund të kemi probleme edhe më të mëdha, por unë do desha që biseda të vijë te familja e vajzës.
Pano: U distancuam nga dhuna e skajshme, dhuna ishte e pashembullt. Mendoj se vrasja i është bërë vajzës, kjo që i ka ndodhur është më keq se vdekja, në një shoqëri kaq gjykuese. Nëse në dimensionin e nderit kjo vajzë u rrëzua dhe është e ndershme, do preferonim që të ishte e ndershme me djalin dhe prindërit e tij, pra që t’iu thoshte se marrëdhënia nuk funksionon. Por, djalit nuk mund t’i vëmë brirët, se ishte atje dhe e la vajzën pas dore. Është një marrëveshje mes të dyve, por ne nuk dimë anën tjetër, ndaj nuk mund të themi që djali e ka lënë pas dore. Sepse kështu i bie që të gjithë burrat, që janë në emigrim sot, i kanë lënë gratë pas dore, ndërkohë që po bëjnë gjithçka për familjet e tyre.

Aliaj: Ne po flasim për familjen konkrete, nuk po flasim për shembuj të tjerë.
Hazizaj: Nuk besoj që nderi i një personi mbeti thjesht te tradhtia. E kuptoj që ka dashuri ideale dhe duhet ta ushqejmë, ndaj nuk duhet t’i paragjykojmë njerëzit, edhe nëse kanë 2-3-4-5 dashnorë. Jetojmë në një shoqëri që vlerat e dashurisë i gjen.
(Pastori vë duart në kokë)
Hazizaj: Le t’i vërë, ai beson atë që është e drejta e vet. Unë mendoj që duhet diskutuar përfundimisht në Shqipëri çështja e barazisë. Fakti që nuk ka asnjë grua deputete, asnjë grua ministre, që nuk del e flet për vajzën, për mua tregon shumë. Nuk po e përmend fare atë të shkretin që është në Gjermani, se dhe ai mund të vijë të thotë që e ka tradhtuar. Por po flas për këta, që po merren të gjithë me cështjen e Presidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb