Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se shoqëria tashmë ka nevojë për siguri psikologjike pasi është e traumatizuar prej kësaj pandemie.

Ai shpreson që të jetë e shkuara ajo që ka vuajtuar nga transparenca por thekson se mund të ketë pasur edhe gënjeshtra pozitive për të mos sjellë panik.

Gjithsesi Gjekmarkaj i qëndron bindjes se qeveria duhet të ishte transparente sa më shumë për t’i ofruar siguri qytetarëve.

”Unë mendoj që njerëzit në këtë fazë kanë nevojë për siguri psikologjike dhe organike. Bie dakord me çështjen e sjelljes në publik dhe mënyrën e komunikimit deri në vaksinë. Siguria organike lidhet me ekonominë. Shumë biznese të goditura dhe shumë qytetarë që e vuajnë. Si do e organizojë qeveria paranë publike që t’u vijë në ndihmë.
Edhe vetë ata që janë profesionistë kanë hamendësime për shifrat, për tamponet, laboratorë,t respiratorët. Shpresojmë të jetë e kaluara e ka vuajtur transparencë. Mund të ketë dhe gënjeshtra pozitive për mos futur në panik. Qeveria mund të bënte më shumë. Më transparente për të dhënë më shumë siguri. ”- tha Gjekmarkaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb