TIRANE

Çiljeta Xhilaga duhej të ishte sot e ftuar në programin e mëngjesit në Top Channel, “Wake Up”, por këngëtarja nuk është shfaqur. Arsyeja ka qenë se i ati i saj ndodhet në gjendje kritike për shkak të koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur Isli Islami, i cili shpjegoi arsyen pse Çiljeta nuk është shfaqur në program.

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga sot do të ishte pjesë e ‘Wake Up’, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, -u shpreh Isli.

Vetë këngëtarja nuk ka reaguar ende publikisht për këtë lajm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: