Ne Korçë dhe Pogradec mungon doza e dytë e vaksinës kineze Sinovac.

Sipas burimeve, në Pogradec vaksinimi masiv me Sinovac është ndalur prej dy ditësh, ku vijon pak me rezervat e mbetura vetëm në fshatra. Janë rreth 1000 persona që presin vaksinën e dytë, e cila pritet të vijë javën tjetër.

Në Korçë me vaksinën Sinovac puna ka vijuar deri dje, ndërkohë që sot është ndërprerë, për shkak të mungesës së dozave.

Për shkak të kësaj mungese janë njoftuar të gjithë ata që presin të bëjnë dozën e dytë se do të ketë një lajmërim të dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb