Në studion e “Sport News Plus” në “News 24”, Mema theksoi se kampionët e rinj të Shqipërisë duhej të kishin siguruar lojtarët më me peshë edhe për sezonin e ri.

“Trajneri – Kur mbaroi sezoni vjet, e konfirmova veten në studion tuaj si trajner i Tiranës për sezonin e ri. Por, kjo nuk është një gjë e mirë, duhet ta vendosë klubi paraprakisht. Duhet ta bëjë klubi, jo unë apo kush trajner është. Jam konfirmuar nga kjo studio. Nuk është gjë e mirë që trajneri ta konfirmojë veten e tij.

Këto pyetje duhet t’i bëhen presidentit. Në Shqipëri, me shumë me të drejtë aludohet për trajnerët kur përfundon sezoni. Duhet të dihet nëse do të ketë vazhdimësi me x trajner. Klubet shqiptare i besojnë më shumë rutinës se programit dhe projekteve. Klubi duhet të dalë me një lloj deklarate dhe të thotë ky do të jetë trajneri. Edhe trajnerët vihen në vështirësi kur pyeten në studio, kjo pyetje duhet të zyrtarizohet me përgjigje nga klubi.Lojtarët – Janë shumë lojtarë po kontratë. Të paktën lojtarët më me peshë te Tirana duhej të konfirmoheshin, e lëmë trajnerin. Sezoni tjetër vjen shumë shpejt. Janë një sërë gjërash që një klub duhet të bëjë. Trajneri pa lojtarët është si diçka e vdekur. Nëse nuk janë bërë kontratat e lojtarëve, nuk e di si do shkojnë gjërat. Tirana ka lojtarët më të kërkuar në treg. Nëse një klub merr vesh që dikujt i skadon kontrata te Tirana, atëherë ky klub mund të bëjë një ofertë më të mirë se Tirana”,- u shpreh Mema.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb