LONDER – Trajneri portugez i Çelsit, Zhoze Murinjo brenda pak javësh ka bërë një tjetër figurë të keqe. Pas zënkës me mjeken e Çelsit, Eva Karneiro, ai është përfshirë në një tjetër skandal.

I gjendur në njërën prej zonave më të pasura të Londrës (Knightsbridge), Murinjo u nervozua kur e pa veten në ekranin e celularit të një adoleshenti, i cili po bëhej gati për një “selfie” të paparalajmëruar me teknikun.

14-vjeçari, i cili ishte në biçikletë, filmoi trajnerin teksa ky i fundit po fliste në telefon. Murinjo vuri re gjithçka dhe iu afrua duke e shtyrë 14-vjeçarin. Videoja u publikua nga babai i adoleshentit, i cili tha për “The Sun” se ngjarja kishte ndodhur të nesërmen e fitores së Çelsit me Aston Vilën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: