Zhoze Murinjo nuk është kurrë banal, edhe atëherë kur këkon me stil të vërë në dukje supremacinë e skuadrës së “armikut” të tij më të urryer, Jozep Guardiolës. I ftuar në studiot e “Sky Sport” në Britani, portugezi komentoi situatën e garës së titullit kampion në Premier Ligë, duke prekur dhe faktin se aktualisht ai nuk ende një stol për të drejtuar.

“Ndershmërisht, nuk është se jam shumë i lumtur me faktin që nuk drejtoj. është e çuditshme sepse është hera e parë që nga viti 2000 që unë nuk jam në stolin e një skuadre. Sa i takon luftës për titull, mund të them se në luftën për titullin kampion në Premierligë janë katër skuadra. Mançester Siti, Totenham, Liverpul dhe rezervat e Mançester Sitit. Kur pashë stolin e tyre dje kuptova se ata janë një tjetër skuadër e madhe brenda Sitit dhe çdo kush do ta kishte të vështirë përballë tyre”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb