Këtë të premte mbahet protesta e 97-të para kryeministrisë, me synimin e vetëm largimin e kreut të qeverisë, Edi Rama.

Akitvistja Arvina Lleshi u ndal të fliste për arrestimin e protestueve, mes të cilëve ishte edhe ajo vetë.

“Po e hap fjalën time me thirrjen që bëra më parë, unë u arrestova nga urdhëri i shefit të krimit, Ervin Hasrama. Po protestoja paqësisht kur erdhi dhe i dha urdhër, kapeni këtë vajzën dhe arrestojeni. Nëse mendoni se mund të na intimidoni, me forma të tilla presioni, po ua them publikisht që nuk ia dilni dot. Unë do dal çdo ditë në protestë, përsa kohë ajo është paqësore.
Kemi qënë duke protestuar paqësisht, ne nuk kemi bërë asgjë të keqe. Policia nuk ka pse ndjehet e ofenduar nga thirrjet e protestuesve. Nga bisedat që kam bërë me policët, ata ankohen për pagat dhe oraret shtesë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb