Boksieri i njohur Krist Prenga është një nga VIP-at e parë shqiptarë që ka reaguar për masakrën me 3 viktima të ndodhur sot në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Prenga shpreh dhimbjen që ndjen pas ndarjes nga jeta të 22-vjeçarit Martinaj.

“Na e bane zemren copash Brilant. Copash o vellai jone. Ne ma t’miren dite e ma t’miren moshe i shkon afer Zotit. Tu prehte shpirti ne paqe. Ngushellime miqte e mi Zoti ju forcofte ?”, shkruan boksieri.

Nuk dihet ende nëse ka një lidhje familjare apo shoqërore midis Prengës dhe Brilant Martinaj, por vlen të theksohet se shpeshherë i riu është parë në shoqërinë e emrave të njohur të muzikës dhe showbizit në Shqipëri, mes tyre edhe rreperin Stresi.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kristian Prenga (@kristprenga)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb