ANGLI- Një studim i kryer nga Shoqata e Agjentëve Britanikë të Udhëtimeve dhe ueb-faqja Thomas Cook- për rezervimin e akomodimit, kanë mbledhur ankesat qesharake dhe paksa të marra të turistëve të cilët i kishin shfrytëzuar shërbimet e tyre.
Janë publikuar ankesat të cilat ishin drejtuar në ueb-faqen Thomas Cook, dhe të cilat i kanë shkruar turistët e pakënaqur në Britani të Madhe. Thomas Cook është ofruesi më i madh dhe më i njohur i pakove të aranzhimeve në Britani të Madhe.

1. Mendoj se në broshurë do të duhej të shpjegohej se dyqanet nuk i shesin biskotat e duhura, si biskota me xhenxhefil dhe krem.

2. Po qëndronim në hotel me pamje nga parku, kur e pamë një elefant të eksituar. Përvoja ime pas asaj skene ma shkatërroi tërë pushimin.

3. E kemi rezervuar një shëtitje në parkun ujor, por askush nuk më tha të sjell me vete rroba banje dhe peshqir. Supozuam që ato janë të përfshira në çmim.

4. Plazhi kishte shumë rërë. Duhej të pastronim gjithçka kur ktheheshim në dhomë.

5. E kuptuam se rëra nuk është e njëjtë si rëra në broshurë. Broshura juaj tregon rërë të bardhë, dhe kjo ishte më e verdhë.

6. Do të duhej të ndalohej rrezitja në plazh toples. Bashkëshorti im vazhdimisht hutohej, ndërsa ai ka ardhur vetëm të pushojë.

7. Askush nuk na ka thënë që në ujë do të ketë peshq. Fëmijët u tmerruan.

8. Edhe pse në broshurë shkruante që kuzhina është e pajisur plotësisht, nuk e kemi gjetur prerësin e vezëve në dollap.

9. Ishim me pushime në Spanjë dhe kishim problem me shoferët e taksive, sepse të gjithë ishin spanjollë.

10. Rrugët nuk janë të rrafshëta dhe janë “gungore”, kështu që nuk mund ta lexonim udhëzuesin për turistë gjatë ngasjes për në hotel. Si rezultat, i kemi humbur shumë gjëra të cilat do ta bënin pushimin tonë më të bukur.

11. Fluturimi nga Xhamajka për në Britaninë e Madhe zgjati nëntë orë. Amerikanëve u duheshin vetëm tri orë për të shkuar në shtëpi. Kjo nuk është e drejtë.

12. E kemi krahasuar madhësinë e dhomës sonë me një krevat me dhomën me tre krevate të miqve tanë, dhe jona është shumë më e vogël.

13. Ka pasur shumë spanjollë. Recepsionisti fliste spanjisht, ushqimi ishte spanjoll. Askush nuk na tha se do të kishte aq shumë të huaj.

14. Duhej të prisnim në radhë për të hyrë në anijen e cila nuk kishte kondicioner.

15. Është detyra juaj si udhërrëfyes për të na informuar rreth mysafirëve të zëshëm dhe të pakulturuar para udhëtimit.

16. Më ka pickuar mushkonja. Në broshurë nuk shkruante asgjë për mushkonjat.

17. I fejuari im dhe unë e kemi kërkuar një dhomë me krevate të ndara, ndërsa ju na keni dhënë një dhomë me një krevat dopio. Tani ju e mbani përgjegjësinë për situatën aktuale dhe shtatzëninë time. Po të na kishit dhënë dhomën që e kemi dashur, kjo nuk do të kishte ndodhur.

18. Kemi blerë syze, dielli Ray-Ban nga një shitës në rrugë për pesë euro, dhe më pas e zbuluam se nuk janë origjinale.

(ma.ar/telegrafi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: