A duhen publikuar pagat? Kjo është pyetja që u debatua mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Neës24 mes një paneli analistësh dhe gazetarësh.

Pedagogu Arjan Curri tha se publikimi i tyre i fut njerëzit në luftë klasash.

Ndërkohë avokati Adriatik Lapaj tha se kjo gjë e fut shoqërinë në kaos dhe krijon mbivendosje të institucioneve.

A duhen publikuar pagat apo jo?

Curri: Sigurisht jo, ne e kemi demokraci elektorale sepse është demokraci reprezantitive dhe vetëm një vend e pyet popullin çdo 6 muaj, është Kina. Është shumë e rrezikshme, i fusin njerëzit në luftë klasash. Ky është një vend nga i cili duhet shkulur kultura komuniste. Na kthehet dhe një herë demokracia konsultative e stilit kinez.

Kadia: Kina është demokraci the ti dhe ndaj unë s’dua të vazhdoj më debatin.

Lapaj: Është e rrezikshme sepse kush e ndan kufirin sa do jemi transparent. Se po jemi për pagat, hajt të jemi dhe për llogaritë bankare, për pronat. Kjo e fut shoqërinë në kaos, shoqërinë e ruajnë institucionet. Nëse këta mendojnë se bëhet kështu le ta provojnë, por do dështojnë. Ne duhet ta shkulim njëherë e përgjithmonë kulturën komuniste të përgjimit, por duhet të kthejmë kulturën e vlerave. E di sa institucione ka që merren me këto, tani ne të bëjmë punën e këtyre. Mbivendosja krijon probleme. Po jemi për transparencë ne e dimë shumë mirë kush i ka makinat e shtrenjta. Ky është një vend i vogël, e dimë kush mban shofer për gruan, për nënën, për babain. E dimë të gjithë ne kush mban makina të shtrenjta për familjarët. Kush i merr licencat e rëndësishme në vend, po bursa e rëndësishme për shkollimin e fëmijëve jashtë shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb