Juristi Sokol Hazizaj, në një lidhje me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24 ka komentuar ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku u vendos tritol në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj.

Hazizaj shprehet se ngjarja është goditje ndaj sistemit të drejtësisë. Ai tha se duhet të nisin hetimet për të zbardhur atë që ka ndodhur.

Juristi Sokol Hazizaj: Sulmi është i dënueshëm. Drejtësia nuk vihet me padrejtësi. Është goditje që i bëhet sistemit të drejtësisë. Këto ngjarje ndoshta ndodhin edhe për shkak të reformës në drejtësi. Nuk mendoj se ngjarja në Shkodër njollos gjithë Shkodrën.

Edhe sikur ai që ka vënë tritolin të ketë pakënaqësi ndaj drejtësisë, sërish kjo nuk është rruga e duhur. Duhet të nisin hetimet për këtë rast. Të ulen shigjetat ndaj drejtësisë, qoftë nga politika e qoftë nga krimi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: