Sulmuesi Arbër Hoxha analizoi humbjen 0-1 të Shqipërisë ndaj Izraelit.

“Kjo është mënyra si trajneri do të luajë, kishim pak stërvitje me trajnerin e ri, por çdo ditë po ndjehemi më mirë. Nuk kishim fat te goli, goditëm portën, krijuam raste dhe nuk shënuam.

Të dhemb? Normale, se besoj se u paraqitëm mirë. Edhe në pjesën e parë krijuam shumë raste, Izraeli nuk kishte shumë raste, na dënoi në pjesën e dytë me një kundërsulm me top të humbur në sulm dhe normale që dhemb.

Momentalisht jam i fokusuar këtu, pjesën e transferimit nuk e kam në mendje se ndjehem mirë edhe ku jam. Nëse është kismeti të bëj një lëvizje këtë verë, do e bëj. Nuk e di, të them të drejtën nuk kam dijeni për asgjë”, tha Hoxha për “SuperSport” pas ndeshjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb