Presidenti i provincës së Crotones në Itali, Sergio Ferrari, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24 ka folur për vizitën e zhvilluar nga një delegacion përfaqësuesish të krahinave e komunave arbëreshe në Tiranë dhe takimin me Presidentin Begaj.

Ai u shpreh se mikpritja nga pala shqiptare ishte e jashtëzakonshme dhe se rezultatet e takimit ishin pozitive.

Sipas tij deti që ndan territoret shqiptare me ato arbëreshe në Itali është “një det miqësie dhe vëllazërie”.

Ferrari theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kalabrisë janë të lidhura nga traditat historike që përfaqësojnë bazat e asaj që duhet të jenë marrëdhëniet ekonomike, shoqërore.

“Mikpritja e Presidentit ishte e jashtëzakonshme. Është një person i jashtëzakonshëm që përjeton emocione ndaj themi se kishte rezultat pozitiv të këtij takimi.

Më pëlqen të evidentoj një aspekt dhe rëndësinë që ka deti. Deti i bashkon tokat që ndahen në këtë rast, është një det miqësie dhe vëllazërie. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kalabrisë janë të lidhura nga traditat historike që përfaqësojnë bazat e asaj që duhet të jenë marrëdhëniet ekonomike, shoqërore, etj”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb