Shqipëria sfidon Kilin të premten me 22 mars, në një ndeshje miqësore që do mbahet në “Ennio Tardini” të Italisë. Kuqezinjtë vijnë në këtë takim me mjaft optimizëm, ku do luhet për një rezultat pozitiv para Europianit. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, por natyrisht pati edhe rezerva, duke mos preferuar të zbulojë gjithçka para ndeshjes.

“Nesër do të ketë një stadium të mbushur plot me shqiptarë. Ne nuk po mendojmë për Europianin. Jemi të grumbulluar prej 3 ditësh dhe flasim vetëm për ndeshjet miqësore. Nuk ka miqësore. Kili vjen me lojtarë të rëndësishëm si Perez apo Sanchez. Është ekip që është mësuar të luajë ndeshje të tilla.

Broja dhe Manaj mund të luajnë në një formacion sepse kanë karakteristika të ndryshme. Ky është moment special për ne dhe lojtarët. Është një moment i veçantë, Manaj vjen për herë të parë me mua, Hoxha po, Broja dhe Muçolli po. Kemi Sherrin sepse Berisha ka pasur probleme me dëmtimin. Në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe mund të luajmë në shumë mënyra, pra Manaj dhe Broja mund të jenë në një formacion.

Muja dhe Daku mund të jenë pjesë e skuadrës për të ardhmen. Nuk mendoj për listën e Europianit.

“Uzuni- Ky është momenti për të menduar për dy miqësoret. Nuk mendoj në asnjë çast për Europianin. Jo vetëm unë, por edhe stafi dhe Federata janë të fokusuar këtu dhe s’po mendojmë finalet e Euro2024. Po luajmë me Kilin dhe Suedinë që janë të forta dhe vijnë me dy trajnerë të rinj dhe ka shumë uri. Ne mund t’i shohim me kujdes lojtarët dhe t’i provojmë të shohim si është situata e gjithësecilit.”

“Brazili- Kam qenë ndihmës i Tites dhe ka qenë diçka e bukur. Fakti që kam punuar me një kombëtare më ka dhënë eksperiencë. Të punosh në një kombëtare sigurisht që është ndryshe nga klubet. Dera është gjithmonë e hapur dhe ka ndryshime, ndërsa në klube ke 23 lojtarë dhe deri në merkato nuk ndryshon dot. Unë dua që lojtarët të luajnë shumë me klubet e tyre, por unë vëzhgoj. Sa i përket eksperiencës me Mancinin te Interi ka qenë fantastike. E vlerësoj sepse më ka dhënë shumë.”” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: