Napoli është shndërruar në një “vullkan” të madh, i gatshëm të shpërthej në çdo moment, askush nuk e ka të qartë të ardhmen, as Hysaj, i cili e ka shprehur vullnetin e tij për tu larguar por jo gjithçka është në duar të kapitenit kuqezi.


Hysaj1
Hysaj1

Largohet apo jo Hysaj, Napoli vijon të besoj tek shqiptarët, së fundmi kanë kthyer vështrimin nga një tjetër legjionar kuqezi, Marash Kumbulla, fakt të cilin e konfirmoi agjenti i tij në një prononcim për “Radio Kiss Kiss Napoli”:


Kumbulla
Kumbulla

“Po, i kam dëgjuar këto zëra. Futbollisti pëlqehet nga disa klube të ndryshme pasi është i ri. Napoli është një skuadër fantastike, një qytet i mrekullueshëm, interesimi nga një klub i tillë të bën të ndihesh krenar. Për momentin jemi të fokusuar vetëm tek diçka, lojtari duhet të vazhdoj në këtë rrugë. Giuntoli, drejtori sportiv i Napolit? Cristianon e njoh prej vitesh, është një drejtor i madh. E di që e vlerëson shumë Kumbullën por nuk kemi pasur asnjë telefonatë mes nesh”, theksoi agjenti i Marash Kumbullës, Gianni Vitali.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: