Georgio Chiellini do të largohet nga Juventusi pas 17 vitesh. Mbrojtësi italian do të luajë sonte ndeshjen e fundit në Allianz, ndaj Lazios. 37 vjeçari në një postim të bërë ka fjalët më të mira për bardhezinjtë.

“Erdhi dita. Sot në mbrëmje një vorbull emocionesh do të më përshkojë. Juventusi ka qenë gjithçka për mua. Rinia, eksperienca dhe pjekuria ime. Dëshira për të fituar, gëzimi i triumfit, pranimi i humbjes.

Tronditja e sfidës, dueli në fushë, koka ime gjithmonë e fashuar.Më pas kampionët, brenda dhe jashtë fushës së gjelbër. Trajnerët, drejtuesit, të gjithë pjesëtarët e stafit. Njerëz që kanë lënë një shenjë” – shkruajti ai. Chiellini mund të firmosë në MLS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb