Forcat izraelite thanë se në një nga netët më intensive të bombardimeve deri më tani, ka goditur 150 objektiva nëntokësore në pjesët veriore të Gazës, duke përfshirë ato që i quajti “tunele terroriste, hapësira luftarake nëntokësore dhe infrastrukturë shtesë”.

Izraeli tha gjithashtu se një komandant i lartë i Hamasit – i quajtur Asem Abu Rakaba – është vrarë. Izraeli tha se ai kishte qenë drejtpërdrejt përgjegjës për aftësitë ajrore të Hamasit, duke përfshirë dronët e përdorur në sulmet e 7 tetorit, kur u vranë 1,400 njerëz në Izrael.

Shkatërrimi në terren është pothuajse apokaliptik në disa zona dhe numri i të vdekurve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi është rritur në mbi 7,000 – rreth gjysma e tyre thuhet se janë fëmijë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: