Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë thirrje për një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Europian.

Borrel ka njoftuar se takimi pritet të mbahet të martën, ndërsa temë e diskutimit do të jenë pikërisht sulmet e Iranit kundër Izraelit.

“Objektivi ynë është të kontribuojmë në qetësimin e situatës dhe sigurinë e rajonit”, thotë Borrell në një postim në “X”.

Më shumë se 300 dronë dhe raketa u lëshuan në Izrael nga Irani gjatë natës, pas sulmit izraelit të 1 prillit në konsullatën e Iranit në Siri.

Izraeli pretendon që 99 përqind e tyre u shpërthyen në ajër.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb