Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë këtë të enjte arena e përballjes mes Kosovës dhe Irlandës, në kuadër të ndeshjes së parë të “Dardanëve” në edicionin e ri të Nations League.
Përballja në Prishtinë tashmë ka edhe ekipin e saj të arbitrimit. UEFA ia ka besuar drejtimin e sfidës një trupe belge, me Laërence Visser që do të jetë gjyqtari kryesor.
Vlen të theksohet se ai do të ndihmohet nga Ruben Ëyns dhe Michele Seeldraeyers që do të jenë asistentët e tij. Gjyqtar i katërt do jetë Kevin Van Damme.
