Organizata Rinia e Atlantikut te Veriut nën mbështetjen e Diviszionit të Diplomacisë Publike të NATO si dhe ne kuadër të aktiviteteve të Tirana European Youth Capital 2022, te Parkut i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës organizuan maratonën “NATO Run Tirana”. Një maratonë vrapimi sensibilizues në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, Forcat e Armatosura, Ministria e Mbrojtjes me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Kongresit Rinor Kombëtar.

Maratona u zhvillua në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës duke festuar kështu edhe 13 vjetorin e pranimit të Shqipërisë në NATO dhe 73 vjetorin e Aleancës.

Ky ishte edicioni i dytë i Nato Run që zhvillohet në Tiranë dhe në Shqipëri në kuadër të aktiviteteve dhe programeve sportive për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi rolin që ka NATO në vendet e aleancës dhe jo vetëm. Kauza e këtij edicioni ishte e njê rëndësie të veçantë “Unë vrapoj për një hero” dhe “Heroi im është një grua”.

Nato Run nuk është një maratonë që zhvillohet vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera, si në Budapest, ku zhvillohet maratona më e rëndësishme nga vendet e aleancës, çdo vit.

Me kauzën e këtij viti “I run for a hero, my hero is a woman” në maratonë morën pjesë mbi 400 qytetarë dhe 600 pjestarë të Forcave të Armatosura.

Fituesit e kësaj maratone u shpallën, Bledar Mesi pjesëtar i Forcave të Armatosura të NATO-s me gradën Major i cili fitoi çmimin e parë në këtë garë dhe Konstandin Çipi ish-pjestar i Forcave të armatosura i cili mori vendin e dytë.

Të dy fituesit do të shkojnë të garojnë në maratonën e Budapestit në muajn tetor. Maratona u shoqërua edhe me performanca në Amfiteatrin e Liqenit me këngë, kërcim dhe instrumentisë.

5

37

6

3

2

Urkaine

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: